Lajmet

Pikët e larta në Klout do ndihmojnë konsumatorët për shërbim më të mirë

Jun 13 2012
0 Shpërndarje
Pikët e larta në Klout do ndihmojnë konsumatorët për shërbim më të mirë

Genesys ka lajmëruar gjatë ditës së djeshme se ka bashkëpunuar me Klout për të zgjidhur problemet në favor të “Social Engagement”. Si rezultat, konsumatorët e Genesys që përdorin këto shërbime, do të jenë në gjendje që të marrin pikët në Klout. Genesys ka më tepër se 2,000 klientë në mbi 80 shtete, duke përfshirë ndërmarrjet e mëdha të linjave ajrore, bankare dhe të telekomunikacionit, kështu që kjo ndërlidhje do të prekë shumë konsumatorët.

“Për më shumë se 20 vite, Genesys ka qenë makina e çdo qendre madhore të kontaktit dhe shërbimit të konsumatorëve dhe në mënyrë inteligjente ka paraqitur miliona ndërlidhje me zë, ueb, celularë dhe shoqërore për agjentët e shërbimit të konsumatorit përgjatë globit,” – tha Paul Segre, i cili është kryetar dhe CEO i Genesy. “Duke futur Klout-in brenda Genesys Social Engagement, ne jemi duke i fuqizuar ndërmarrjet e shoqëritë për të tërhequr konsumatorët e vet në një bisedë të r,e bazuar në vlerën përfituese dhe ndikimin shoqëror.”

Për ata që nuk e dinë, Klout analizon ndikimin e një personi përgjatë rrjeteve të ndryshme shoqërore dhe pastaj e vlerëson atë në një shkallë nga 1-100. Social Engagement funksionon duke analizuar Twitter-in, Facebook-un dhe fushat e rrjeteve të tjera shoqërore për t’i ndihmuar konsumatorët që të punojnë me burimet e duhura.

Sipas Genesys, pikët në Klout ndërlidhen në sistem, duke i vlerësuar njerëzit me pikë të larta dhe duke i bërë ata tërheqës për shërbimet e specializuara për konsumatorët. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>