Lajmet

Ping, një aplikacion i thjeshtë që të mban të informuar në kohe reale

Sep 28 2014
0 Shpërndarje
Ping, një aplikacion i thjeshtë që të mban të informuar në kohe reale

ping-appKrijuesit e programit të diskutueshëm “Sekreti” sapo kanë lançuar një produkt të ri. Ata e quajnë programin e tyre të ri “Ping”, një softuer i thjeshtë i cili të shfaq në ekranin e aparatit tuaj celular një listë me tematika të ndryshme si filmat apo lajmërimet në Twitter.

Ashtu siç tregon dhe vetë emri ky aplikacion të komunikon çdo informacion të ri duke e listuar risinë në ekranin tuaj dhe mund të aksesohet me anë të një rrethi në pjesën e sipërme, në të djathtë. Sa më shumë tema të shtohen në këtë aplikacion, pra në ekranin e telefonit tuaj, më shumë do të përdoret ai dhe më shumë do ta njohë përdoruesin.

Njësoj si programi paraardhës “Sekreti” (Secret) për të përdorur këtë aplikacion nuk ka nevojë të logohesh duke përdorur një username dhe password, duke qenë se është një fryt i mbledhjeve “hackathon-aty ku qëllimi është një ushtrim në thjeshtësi” ku bashkohen programistët si dhe çdo njeri tjetër i përfshirë në zhvillimin e softuerëve duke bashkëpunuar intensivisht në projektet softuerike.

Në një intervistë për Re/Code, bashkë themeluesi i Secret, David Byttow tha se Ping nuk ka fare të bëjë me produktin e mëparshëm të kësaj kompanie. Çdokush mund ta shkarkojë këtë aplikacion që në këtë moment nëse përdor iOS, por gjithashtu në shumë pak kohë do të jetë gati edhe për sistemet operative Android. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>