Analiza

Ping tejkalon shifrën prej 1 milion përdoruesish

Sep 5 2010
0 Shpërndarje
Ping tejkalon shifrën prej 1 milion përdoruesish

Apple ka shpalosur Ping si pjesë qendrore të iTunes 10 në ngjarjen e saj muzikore më herët gjatë kësaj jave. Ping është një rrjet social i përqendruar në muzikë ku përdoruesit mund të përcjellin përditësime nga miqtë e tyre dhe nga artistët e tyre muzikor më të pëlqyer. Ajo përmban këngë të veçanta dhe lista albumesh, një furnizues me lajme dhe 17.000+ lista të koncerteve.

Ping ka pasur një rrugë jostabile prej ditës së parë të lansimit gjatë kësaj jave, sepse ajo është bombarduar me spam komente dhe mos funksionime në skenën ndërkombëtare. Kompania ka pasur edhe herë pas here bisedime me Facebook rreth integrimeve dhe përdorimeve të API-ve, e gjithashtu ka pranuar disa analiza negative nga mediat.

Megjithatë, kjo nuk ka ndaluar njerëzit që të provojnë rrjetin social me bazë në iTunes. Apple theksonte 1/3 e përdoruesve që kanë shkarkuar iTunes 10 i janë bashkangjitur Ping.

A duhet të jemi të befasuar? Më shumë se 160 milion njerëz kanë iTUnes, dhe kurioziteti është jashtëzakonisht i lartë pas ndonjë eventi të Apple. Megjithatë, gjersa Ping ka 1 milion përdorues të regjistruar, kjo nuk do të thotë se këta 1 milion do të jenë ende duke përdorur këtë rrjet social tre muaj prej ditës së sotme. Këta janë numrat në të cilët do të jemi të interesuar t’i përcjellim me kujdes, sepse do të përcaktohet edhe fati i Ping si shërbim.

Lajmet e fundit>