Lajmet

Pinstriped fsheh desktopin tuaj prapa një ndërfaqeje të rregullt

Dec 10 2013
0 Shpërndarje
Pinstriped fsheh desktopin tuaj prapa një ndërfaqeje të rregullt

pinstripedWindows/ OS X: Nëse ndonjëherë ju është dashur të projektoni desktopin tuaj në një ekran të madh ose ta ndani atë me të tjerët, por ju nuk doni që bota të shohë të gjithë skedarët dhe folderët në desktopin tuaj, Pinstriped është një ndërfaqe që mund të rregullohet që mban çdo gjë të pastër dhe të rregulluar. Madje, ju ndihmon kur keni nevojë të punoni.

Videoja e mëposhtme ju tregon se si duket dhe vepron, ky mjet mund të rregullohet për ndërmarrjen tuaj të caktuar, ose thjesht për shije personale.

Nëse jeni i vetmi person që përdor kompjuterin nga i cili mund të jeni duke e lexuar tani ose do të mund të kujdeseni më pak rreth desktopit tuaj, mund të mos ju duhet ky mjet, por nëse bëni shpesh prezantime, projektoni desktopin tuaj në TV-në tuaj ose përpara të tjerëve, ose e ndani kompjuterin tuaj me të tjerët, mund të jetë gjë e dobishme posedimi i një ndërfaqeje përdoruesi të cilën mund ta lëshoni kur keni nevojë për të dhe ta mbyllni kur më nuk keni nevojë të fshihni gjërat që i keni në desktop.

Pinstriped është në fazën e hapur beta dhe mund të klikoni këtu për t’u regjistruar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>