Lajmet

Pinterest aksidentalisht u dërgon e-mail vajzave beqare duke i uruar për martesën

Sep 5 2014
0 Shpërndarje
Pinterest aksidentalisht u dërgon e-mail vajzave beqare duke i uruar për martesën

5345cd04375aeadf014fe84d72b6d92b72831c4dU bë kohë që Pinterest është përdorur nga femrat të cilat shpërndajnë foto të dasmës së tyre te ëndrrave. Por kjo uebfaqe mund të ketë keqkuptuar këto foto dhe aksidentalisht u ka dërguar e-mail disa përdorueseve ku i uronte për dasmën e tyre të ardhshme. Dhe ajo që pritej rezultoi të ishte e vërtetë, ato që morën e-mailin nuk do të martoheshin.

Këto përdoruese femra morën në inboxin e tyre një e-mail me subjekt: “Qindra ftesa dasmash, PS (You mind find the one)”, ndërsa në përmbajtje të e-mailit shkruhej: “Ju do të martoheni! Dhe për shkak të kësaj ne ju ftojmë të shfletoni foto ide rreth dasmave të kuruara deri në detaj nga profesionistë.” Ky gabim u pikas nga New York Times, ku madje publikoi disa foto të tweets që kishin postuar përdorueset rreth këtij e-maili të enjten.

Por Pinterest e kuptoi shpejt gabimin dhe në një e-mail dërguar Business Insider shkruante: “Çdo javë, ne dërgojmë me e-mail kategori specifike “pins” përdoruesve që mendojmë se u interesojnë. Fatkeqësisht një nga këta e-maile pretendonte se disa përdoruese femra do të martoheshin,duke u bazuar në përmbajtjen e profilit të tyre ku mbizotëronin foto dasmash. Na vjen keq, ishte një keqkuptim”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>