Biznes

Pinterest arrin në 250 milion përdorues aktivë

Sep 11 2018
0 Shpërndarje
Numri më i madh i përdoruesve të Pinterest vjen nga jashtë SHBA-ve. Mbi 175 miliard “Pin” janë krijuar nga përdoruesit vitin e kaluar. Pinterest arrin në 250 milion përdorues aktivë

Ditën e Hëne Pinterest lajmëroi se numëron mbi 250 milion përdorues aktivë duke vijuar me një ritëm të kënaqshëm prej 50 milion përdoruesish të rinj çdo vit.

Në Shtator të 2015-ës rrjeti social arriti në 100 milion përdorues aktivë ndërsa në Shtator të 2017-ës preku shifrat e 200 milion përdoruesve.

Numri më i madh i përdoruesve të Pinterest vjen nga jashtë SHBA-ve. Mbi 175 miliard “Pin” janë krijuar nga përdoruesit vitin e kaluar.

Projektet “Do it Yourself”, dekorimet e shtëoiave dhe stil janë kategoritë më popullore. /CIO Albanian

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>