Lajmet

Pinterest ka 200 milion përdorues aktivë në muaj

Sep 14 2017
0 Shpërndarje
Para 6 muajsh kompania kishte 175 milion përdorues që do të thotë se rrjeti social po rritet me një ritëm prej 50 milion çdo vit. Pinterest ka 200 milion përdorues aktivë në muaj Photo Source: Fortune

Pinterest lajmëroi ditën e sotme ka 200 milion përdorues aktivë në muaj. Kompania arriti 100 milion përdorues dy vite më parë dhe 150 milion vitin e kaluar.

Para 6 muajsh kompania kishte 175 milion përdorues që do të thotë se rrjeti social po rritet me një ritëm prej 50 milion çdo vit.

Edhe pse kjo rritje venitet përballë platformave si Facebook dhe Instagram, ritmi është impresionues nëse kemi në konsideratë se ka vetëm 7 vite nga themelimi.

Pinterest ngriti në Qershor një investim prej 1.5 miliard dollarësh duke vlerësuar kompaninë me 12 miliard dollar.

Në 2017-ën është parashikuar që Pinterest të arrijë 500 milion dollar të ardhura nga reklamimi.

Mëse gjysma e përdoruesve jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara sipas kompanisë. Pinterest premtoi së shpejti disa veçori të reja në platformë. /PCWorld Albanian

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>