Lajmet

Pinterest lançon pamjen e re dhe shton mjetet

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
Pinterest lançon pamjen e re dhe shton mjetet

Faqja sociale Pinterest ka filluar të shpërndajë tek përdoruesit dizajnin e ri të faqes. Sipas kompanisë, përdoruesit duhet të kontrollojnë e-mailin nëse kanë marrë ftesën nga Pinterest për të parë ndryshimet.

Faqja hapi dyert në gusht të vitit të klauar, ndërkohë që me ndryshimet e bëra këto ditë përdoruesit kanë mundësi të shohin imazhe më të mëdha (ose pins), informacione më të zgjeruara si dhe mjete të përmirësuara kërkimi.

Jason Wilson, kryedizenjatori i faqes, u shpreh se ndryshimet erdhën falë një sondazhi që u ishte bërë një grupi të vogël përdoruesish, të cilët kishin testuar faqen dhe kishin dhënë mendimet e tyre se si mund të përmirësohej.

Ndryshimet përfshijnë karakteristika të reja për të parë më nga afër ato që quhen “pins” duke i ndihmuar ata të gjejnë më shpejt atë që kërkojnë. Tashmë është më e lehtë për të gjetur “pins” nga e njëjta faqe ueb apo nga i njëjti person. Njëkohësisht, përdoruesit kanë mundësi të eksplorojnë gjithë board-in pa pasur nevojë të largohen nga faqja që ishin duke parë.

Këto ndryshime vlejnë edhe për përdoruesit e platformave mobile të Android dhe iOS.

Wilson u shpreh se kompania dëshironte ta bëntë sa më të kuptueshme dhe sa më intuitive faqen.

Pinterest ngjason me një album të përbërë nga imazhe të ndryshme që përdoruesit mund të mbledhin online. Ata kanë mundësi të krijojnë faqe interesi duke marrë imazhe online. (PCWorld Albanian)

Pinterest

Lajmet e fundit>