Lajmet

Pinterest përdorë historinë e shfletimit tuaj për të ju ndihmuar në personalizim

Jul 31 2013
0 Shpërndarje
Pinterest përdorë historinë e shfletimit tuaj për të ju ndihmuar në personalizim

PinterestPinterest të premten lajmëroi që është duke shtuar disa veçori, duke përfshirë “pin” të personaizuar me mundësi për ta rregulluar secili sipas dëshirës si dhe rekomandime duke u bazuar në faqet që i vizitoni.

Në një postim në blog, platforma shoqërore me bazë në San Françisko tha që e mbështet një veçori në shfletues “mos përgjo”, por në të kundërt do të përdorë historinë tuaj të shfletimit, të dhënat e përdoruar për kyçje dhe informacionet për pajisjet për të rregulluar sipas dëshirës “pinët” dhe bordet që ju mund t’i shikoni.

“Kështu që nëse jeni duke planifikuar një ndejë dhe keni shkuar tek shumë faqe për ndenja së fundi, ne do të provojmë që të ju sugjerojmë bordet për t’iu bërë ngjarjen tuaj një hit,” shkroi inxhinieri softuerik i Pinterest, Ke Chen.

Përveç përgjimit të shfletuesve, Pinterest mund të ju paraqes “pinët” nga përdoruesit me interesa të ngjashme, si dhe të përdorë lokacionin dhe gjininë tuaj për të përzgjedhur “pinët” për ju. (PCWorld Albanian)

Tags >

printer
Lajmet e fundit>