Lajmet

Pinterest po bëhet gjithnjë e më tepër i dobishëm

May 21 2013
0 Shpërndarje
Pinterest po bëhet gjithnjë e më tepër i dobishëm

Pas fotove tërheqëse në Pinterest fshihet shumë më tepër informacion i dobishëm për përdoruesit. Ky rrjet social nëpërmjet linkeve aktive të uebfaqeve të tjera ka treguar se mund të ofrojë shumë detaje lidhur me objektet apo ngjarjet që paraqiten në foto.

Ashtu si shpjegohet edhe në blogun zyrtar të kompanisë, Pinterest është duke punuar me faqe të njohura ueb për të pasuruar “tabelën” e ekspozimit të fotove.

P.sh në profilin “Ushqime të shijshme” që tregohet edhe në foton e mëposhtme jepet linku i faqes ueb përkatëse që përdoruesi të ketë mundësi të lexojë edhe recetat e përgatitjes së tyre. Fotot e produkteve shfaqin informacion në lidhje me çmimet apo vendet e shitjes

Butoni “Pin it” është tashme i disponueshëm edhe në disa aplikacione mobile, gjë që mundëson postimin e fotove në çdo kohë.

Për të shfrytëzuar dhe për tu kënaqur më tepër me dizajnin e ri përdoruesit e Pinterest duhet të logohen dhe më pas të klikojnë butonin “Get it now” në krye të faqes.

Administratorët e faqeve ueb që dëshirojnë të shërbejnë me pasurimin e informacionit në Pinterest mund të gjejnë të gjitha udhëzimet e nevojshme për ta realizuar këtë gjë tek “Rich pins page”. (PCWorld Albanian)

pinterest

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>