Lajmet

Pinterest publikon raportin e parë të transparencës

Mar 8 2014
0 Shpërndarje
Pinterest publikon raportin e parë të transparencës

pinterest-logoPinterest gjatë të premtes ka publikuar raportin e parë të transparencës të kompanisë, një dokument që tregon hollësi për kërkesat rreth informacioneve të cilat i ka pranuar Pinterest gjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit 2013, nga agjencitë shtetërore dhe qeveria federale.

Për dallim nga rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter, raporti konfirmon që qeveria nuk i kthehet Pinterest-it për të marrë informacione rreth përdoruesve. Në gjashtë muaj nga korriku deri në dhjetor të vitit 2013, ishin vetëm 12 kërkesa qeveritare, duke mos e përfshirë asnjë agjenci nga jashtë SHBA-së. Vetëm një nga ato kërkesa ishte nga një agjenci federale dhe Pinterest ofroi informacione për 11 nga 12 kërkesat që mori.

“Çdo kompani që ruan informacione – nga bankat deri tek kompanitë e telefonëve dhe ofruesit e e-mail-eve, duhet t’i përgjigjet kërkesës për atë informacion nga njerëz, si agjenci për zbatim të ligjit, gjykata dhe të tjera,” shkroi Adam Barton, që është menaxher i projektit në Pinterest, në një postim në blog. Këta shifra janë shumë më të vogla se sa ata që janë zbuluar në raportet e transparencës për rrjetet e tjera sociale.

Twitter, që ka publikuar raporte për transparencën që nga viti 2012, mori 1,410 kërkesa në gjashtë muajorin e fundit të vitit 2013. Facebook pranoi rreth 38 mijë kërkesa në gjashtë mujorin e parë të vitit 2013.

Raportet e transparencës janë bërë një “zonë e nxehtë” pasi raportet e mediave zbuluan verën e kaluar që kompanitë e teknologjisë si Facebook, Apple dhe Yahoo ishin duke shpërndarë të dhëna të përdoruesve me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë. Të tri kompanitë lëshuan raportet e para të tyre të transparencës pas zhurmës meditatike rreth skandaleve të përgjimit nga NSA-ja. (PCWorld Albanian)

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>