Biznes

Pinterest së shpejti aktivizon reklamat me pagesë

Sep 20 2013
0 Shpërndarje
Pinterest së shpejti aktivizon reklamat me pagesë

PinterestPinterest, rrjeti social 3-vjeçar i shpërndarjes së fotove dhe videove ka njoftuar se do të fillojë të eksperimentojë reklamimet me pagesë.

Produkti do të quhet “postime të promovuara” (promoted pins) dhe do të ketë karakteristika të ngjashme me postimet e promovuara në Twitter dhe Facebook. Kjo do të thotë se ato biznese që dëshirojnë që postimet e tyre të shfaqen në krye të rezultateve të kërkimit apo kategorive do të duhet të paguajnë.

Ben Silberman, shefi ekzekutiv i Pinterest ka premtuar se reklamat do të kenë një dizajn të kënaqshëm për sytë dhe do të jenë transparente. Nuk bëhet aspak fjalë për reklama me shumë drita apo reklama pop-up. Ato do të jenë të qarta dhe do të mund të shfaqen edhe kur bëhen kërkime relevante nga përdoruesit, p.sh kur kërkohet me termin “Halloween” mund të shfaqet fotoja e një kostumi të përshtatshëm për këtë natë e një dyqani të caktuar on line.

Momentalisht “promoted pins” do të eksperimentohet vetëm me disa biznese të përzgjedhura dhe më pas do të merret vendimi nëse shërbimi do të jetë i disponueshëm për të gjithë në një të ardhme ose jo. (PCWorld Albanian)

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>