Lajmet

Pinterest shfaq probleme gjatë fundjavës për disa përdorues

Sep 2 2013
0 Shpërndarje
Pinterest shfaq probleme gjatë fundjavës për disa përdorues

PinterestMailboxDisa përdorues të Pinterest u gjendën përball një defekti gjatë kësaj fundjave,ku nuk patën mundësi të aksesonin faqen e tyre apo imazhe të tjera në këtë rrjet social.

Në një deklaratë të postuar në faqen e saj të Facebook-ut, Pinterest kërkoi falje për këtë problem që ndodhi gjatë kësaj fundjave që i bllokoi aksesin disa përdoruesve, por tha gjithashtu që janë duke punuar për ta rregulluar problemin.

“Ju mund të keni pasur disa probleme gjatë përdorimit së fundmi të Pineterest, por kompania është duke punuar për ti rregulluar”, shprehet Pineterest.

Pinterest nuk ka dhënë informacione mbi tipin e problemit që i shkaktoi këtë problem, por duke u bazuar tek ajo çfarë disa përdorues në Twitter shkruanin, mendohet se këto probleme filluan që të shtunën në darkë dhe faqja nuk mund të aksesohej si nga pajisjet kompjuterike ashtu edhe nga ato mobile.

Edhe pse Pinterest nuk bëri asnjë koment mbi problemin e shfaqur kompania i drejton përdoruesit tek faqja e saj e Qendrës së Ndihmës ku do ti përgjigjet pyetjeve të përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>