Lajmet

Pinterest shton opsionin e çatit për planifikimin e eventeve

Jul 11 2018
0 Shpërndarje
Ky opsion nis sot në të gjitha platformat e Pinterest, duke përfshirë aplikacionet celulare dhe web. Pinterest shton opsionin e çatit për planifikimin e eventeve

Për shumë njerëz, Pinterest është një mjet për të planifikuar ide për festat, dasmat dhe aktivitete të tjera. Tashmë, Pinterest po përpiqet të bëjë platformën e tij edhe më të dobishme për planifikimin në grup.

Në një përditësim të sotëm, Pinterest po shton një opsion aktiviteti për grupet, i cili vepron si një afat kohor i aktivitetit të fundit, si objektet pinned, pëlqimet dhe komentet.

Kjo duhet të jetë mjaft e dobishme; më parë, askush nuk njoftohej kur shtohej një koment i ri. Por shtimi më i dobishëm mund të jetë aftësia shtesë për të lënë thjesht një koment pa e lidhur atë me një pin të veçantë.

Tani, anëtarët e grupit mund të lënë vetëm një mesazh në aktivitet për të filluar një bisedë, të cilës të tjerët mund t’i përgjigjen. Kjo duhet t’i bëjë bordet e grupeve të Pinterest më të dobishme për fillimin dhe mbajtjen e diskutimeve, sesa thjesht gjenerimin e ideve.

Ky opsion nis sot në të gjitha platformat e Pinterest, duke përfshirë aplikacionet celulare dhe web.

Pinterest ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit shohin objektet, me futjen e një numri opsionesh të reja të renditjes dhe në mars, nisja e një bordi pothuajse algorithm-free që vetëm tregon gjërat e miqve tuaj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>