Lajmet

Pinterest sjell veçorinë e kërkimit udhëzues edhe në ueb

Jun 12 2014
0 Shpërndarje
Pinterest sjell veçorinë e kërkimit udhëzues edhe në ueb

tumblr_n4qtx5oVI61snvwmso1_500Pas prezantimit të një veçorie për aplikacionet mobile në muajin prill, Pinterest tashmë po e bën të disponueshme veçorinë e kërkimit udhëzues (Guided Search) edhe në ueb.

Pas përfundimit të kërkimit të parë, tashmë ju do të shikoni një rresht me butona drejtkëndor në krye që ju sugjerojnë terma që kanë lidhje më atë çfarë ju po kërkoni. Kjo ka për qëllim t’ju udhëzojë drejt postimeve të tjera të ngarkuara nga komuniteti dhe kjo bëhet ose me qëllim që t’ju mbajë në këtë rrjet social duke eksploruar ose për t’ju ndihmuar të specifikoni atë se çfarë realisht ju po kërkoni.

Kjo veçori është bërë nga Pinterest për të sjellë një eksperiencë më të mirë dhe më të shpejtë në rrjetin social. Kur ju filloni të shkruani në butonin “Search” ju gjithashtu do të shikoni një seksion të ridizenjuar pak më poshtë që filtron rezultatet sipas postimeve, bordeve dhe përdoruesve të Pinterest. Kjo veçori do të vijë në gjuhën angleze fillimisht në javët në vazhdim, ndërsa Pinterest ka në plan të mbështesë edhe gjuhë të tjera në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>