Biznes

Pinterest tani ka marrë 764 milionë dollarë në fonde nga investitorët ekzistues

May 16 2014
0 Shpërndarje
Pinterest tani ka marrë 764 milionë dollarë në fonde nga investitorët ekzistues

bensilbermann-e1400194597552Në të njëjtën javë që mori dollarët e parë nga të hyrat, Pinterest gjatë të enjtes tha që kishte arritur të marrë 200 milionë dollarë në fonde nga investitorët ekzistues, konfirmon një raporton nga ReadWrite.

Kjo e bën kompaninë ambicioze me 764 milionë dollarë të siguruar deri tani. Pinterest së fundi i ka bërë të qarta objektivat e veta rreth gjësë së madhe në kërkim me lëshimin e një mjeti mobil të përgatitur për të ndihmuar njerëzit në hulumtim dhe përqendrim të interesave të tyre me tërheqje dhe shtypje të ekranit, në vend se të bëhet me shkrim. Pak kohë pas atij lëshimi, u lëshuan pamjet e një mjeti të ri që favorizon Google, që quhet Stars.

Raundi i Serive F të financimit është përshkruar si financim primar – duke nënkuptuar që ai shkon në kompani në vend se të shkojë tek aksionerët ekzistues – me një vlerë prej 5 miliardë dollarë. Kompanitë pjesëmarrëse ishin V Angel, Bessemer Venture Partners, Fidelity, Andreessen Horowitz, FirstMark Capital dhe Valiant Capital Partners.

Pinterest ka lëshuar reklamat e veta me pagesë gjatë kësaj jave me fushata nga Kraft, General Mills, Ziploc, Nestle, Lululemon, Gap, ABC Family dhe Expedia, siç raportoi Advertising Age.

Pse Pinterest ka nevojë për më tepër para? “Ky investim i ri na jep neve burime shtesë për të realizuar vizionin tonë,” tha bashkëthemeluesi dhe CEO i kësaj kompanie, Ben Silbermann. Kompania tregoi që tani merr 30 për qind të trafikut të vitit nga vendet jashtë SHBA-së dhe është duke planifikuar që të bëjë hapjen e zyrave shtesë. (PCWorld Albanian)

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>