Lajmet

Pinterest vjen edhe për Windows Phone 8

Jun 13 2014
0 Shpërndarje
Pinterest vjen edhe për Windows Phone 8

screen-shot-2014-06-12-at-8-02-33-pmPinterest më në fund ka arritur në ekosistemin e aplikacioneve për Windows Phone. Aplikacioni i popullarizuar debutoi në dyqanin e aplikacioneve për Windows Phone gjatë të enjtes. Derisa aplikacioni Pinterest është një ardhje e vonuar për Windows Phone 8, ai ende është etiketuar të jetë në fazën beta. Ai ka të njëjtën shtrirje të përmbajtjes dhe ka shumë nga veçoritë që ndodhen në versionet e tij për iOS dhe Android. Sidoqoftë, ai nuk e ka veçorinë e re për zbulim të Kërkimit Udhëzues që së fundi doli në sistemet e tjera operative.

Windows Phone është rritur në popullaritet dhe në treg, por ende qëndron mjaft mbrapa nga sistemet e tjera operative mobile në një treg të kryesuar nga Apple dhe Android. Microsoft është duke numëruar në disa veçori të reja në Windows Phone 8.1 të ardhshëm për të rritur interesimin e konsumatorëve. Përditësimi do ta shtojë një ndihmues me zë që është pritur prej kohësh, të quajtur Cortana dhe një “Qendër Veprimi” nëpërmjet të cilës përdoruesit mund të shikojnë njoftimet, të lëshojnë opsionet e rrjeteve të ndryshme dhe të formojnë një ekran mbyllës i cili mund të ndryshohet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>