Lajmet

“Pinterest Web Analytics” mat performancën e uebfaqes tuaj

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
“Pinterest Web Analytics” mat performancën e uebfaqes tuaj

Pinterest ka lançuar një opsion të ri “Web Analytics” për ata persona që dëshirojnë të shohin si po performon faqja e tyre në rrjetin social.

Ky opsion është i disponueshëm për ato kompani që kanë një uebfaqe të verifikuar në në këtë rrjet dhe siguron informacione të detajuara lidhur me numrin e personave që kanë postuar diçka nga faqja e tyre ose thjesht e kanë vizituar atë.

Analytics tregon gjithashtu postimet e publikuara përsëri nga fansat dhe postimet më të fundit.

Verifikimi i faqes tuaj në Pinterest është një proces shumë i lehtë. Mjafton që në momentin e krijimit të profilit të vendosni dhe adresën e uebfaqes dhe të prisni derisa të verifikohet. Më pas do të bëhet shtimi i një META tagu tek uebfaqja për të vërtetuar personin që e zotëron. Pas këtyre veprimeve të thjeshta mund të përdoret Analytics.

Pinterest është shndërruar në një nga rrjetet sociale më të preferuar pasi ka arritur të përfshijë miliona përdorues që kërkojnë të ndajnë me ndjekësit e tyre foto të çdo lloji.

Sfida aktuale e Pinterest është përfshirja e sa më shumë kompanive dhe një nga hapat e përballjes me sukses të kësaj sfide mendohet të jetë aktivizimi i opsionit Analytics.

Google Analytics, tani me rezultate në kohë reale

Kompania ka premtuar se në muajt e ardhshëm do të mundësoje dhe mjete të tjera në ndihmë të biznesit. (PCWorld Albanian)

pinterest analytics

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>