Biznes

Pioneer largohet nga biznesi i televizorëve?

Feb 10 2009
0 Shpërndarje
Pioneer largohet nga biznesi i televizorëve?

Gjersa kompania veçse ka theksuar se do të përfundojë me prodhimin e plazmave, ajo planifikon të futet në krah të LCD-ve. Raporti më i ri tregon se gjigandi elektronik është duke i dhënë fund tërësisht mundimeve për prodhimin e televizorëve dhe po bashkohet me një projekt të përbashkët me Sharp për biznesin e lexuesve të DVD-ve.

Pioneer ka qenë duke vuajtur humbjet pavarësisht suksesit kritik të Kuro Plasma TV-ve. Ndërsa kopmania gjithashtu është duke u kërcënuar në mënyrë indirekte nga kriza botërore ekonomike. Një zëdhënës i Pioneer nga divizioni amerikan, tha se firma në mënyrë aktive ishte duke përpunuar biznesin që nga marsi i vitit të kaluar, në mënyrë që të kursehen para.

Lajmet e fundit>