Biznes

Pioneri i fotografisë KODAK lançoi monedhën kriptografike KODAKCoin

Jan 10 2018
0 Shpërndarje
Platforma bazohet në teknologjinë blockchain, platformë mbi të cilën ngrihet edhe bitcoin e shumë monedha të tjera dixhitale. Pioneri i fotografisë KODAK lançoi monedhën kriptografike KODAKCoin

Aksionet e Eastman Kodak u dyfishuan ditën e Marte pasi për herë të parë lideri i fotografisë globale u bë kompania e radhës e cila hyri në vagonin e monedhave kriptografike.

Kompania me seli në Nju Jork tha se do të lançonte një monedhë kriptografike të quajtur KODAKCoin për fotografët pjesë e platformës për menaxhimin e të drejtave autoriale “KODAKOne.”

Platforma bazohet në teknologjinë blockchain, platformë mbi të cilën ngrihet edhe bitcoin e shumë monedha të tjera dixhitale.

Themeluar një shekull më parë, pioneri i fotografisë ka hasur vështirë për tu adoptuar me teknologjinë dhe tranzicioni e tij drejt një kompanie të vërtetë teknologjike.

Shumë kompani kanë parë rritje të vlerës së tyre në javët e fundit pasi bënë të ditur transformimin e tyre në biznese kriptografike. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>