Siguri

Pirateria financon një kartel meksikan të drogës

Feb 5 2011
0 Shpërndarje
Pirateria financon një kartel meksikan të drogës

E Microsoft këtë javë mendoi se Google është problemi kryesor. Sipas zyrtarëve ligjor të kompanisë, shitjet e softuerit pirat të Microsoft kanë mbushur xhepat e kartelit meksikan të drogës La Familia Michoacana, të cilët kanë shfrytëzuar këto të holla për të bërë trafikim të drogës dhe armëve dhe të bëjnë edhe kidnapime.

La Familia Michoacana është një bandë elite në Meksikë dhe ka një profit vjetor prej 800 milion dollarë , ku shumica prej kësaj vie falë shitjeve të produkteve të piratuara dhe ilegale. Këshilltari i përgjithshëm ligjor i Microsoft, David Finn ka shkruar në blogun e kompanisë se kriminelët kanë shpërndarë materialin ilegal “përmes mijëra kiosqeve, tregjeve dhe dyqaneve në regjion”. La Familia Michoacana gjithashtu ka kërkuar nga prodhuesit që shesin softuerin të arrijnë synimet, duke kërkuar edhe një formë të “haraçit” për shitësit lokal. Finn ka shpalosur se Office 2007 që ka edhe një logo FMM (Familia Morelia Michoacana), jo vetëm se nuk dëmton konsumatorët që i blejnë ato, por edhe reputacionin e Microsoft.

Përveç unazës së aktiviteteve kriminale dhe të tmerrshme, Finn gjithashtu ka thënë se shumë kompjuterë me kopje ilegale të softuerëve të Microsoft mund të jenë të ngarkuar me viruse.

Muajin e kaluar, një sërë operacionesh në Los Reyes bënë hetime në shumë vende dhe konfiskuan rreth 50 makina të përdorura për të kopjuar CD dhe për të bërë versione të piratuara të softuerëve si Microsoft Office dhe lojëra të Xbox. Policia arrestoi menjëherë tre persona në momentin e këtij konfiskimi. Një burim për New York Times në nëntor ka thënë se operacioni ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe shumë i komplikuar .

Microsoft është një prej shumë prodhuesve të softuerëve të po sfidojnë piraterinë gjatë këtij viti, dhe përveç tregjeve të botës Microsoft përballet edhe me kopje pirate të softuerëve të saj në shumicën e tregut të Kosovës dhe Shqipërisë. E në fakt i tërë Ballkani përmban në vete shumë kopje ilegale të prodhuesve të ndryshëm përfshirë këtu prodhues si Microsoft, Google apo dikush tjetër. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>