Lajmet

Piratët kibernetikë grabisin 500 mijë euro nga Banka Evropiane

Jun 26 2014
0 Shpërndarje
Piratët kibernetikë grabisin 500 mijë euro nga Banka Evropiane

_75806050_e54aeafb-685a-4fcc-a4a9-d03a05517cd3Kaspersky Lab ka zbuluar dhe ka raportuar prova për zbulimin e hajdutëve kibernetikë, të cilët kanë përdorur një sulm të koordinuar kundrejt një banke evropiane nëpërmjet një serveri kompjuterësh dhe kanë rrëmbyer më shume se 500 mijë euro. Shumica e klientëve të grabitur janë nga Italia dhe Turqia. Kriminelët kishin arritur të fshinin të gjitha gjurmët në mënyrë që të mos kapeshin. Kaspersky Lab nuk ka preferuar ta bëjë të ditur emrin e bankës së prekur nga ky sulm.

Kompania Kaspersky mendon se ky sulm është kryer nëpërmjet një virusi me emrin Zeus, i cili vjedh të dhënat nga kompjuterët të cilët përdorin sistemin operativ Windows. Virusi Zeus është përdorur në këtë sulm duke futur informacione fals në faqet zyrtare të bankës dhe duke vjedhur të dhënat sekrete të bankës. Kompania e sigurisë tha se, në bazë të informacioneve në kompjuter, shumat e vjedhura në çdo llogari shkojnë nga 1700 euro deri në 39 mijë euro. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>