Lajmet

Piratët kibernetikë kanë sulmuar 17000 kompjuterë iMac në të gjithë botën

Oct 5 2014
0 Shpërndarje
Piratët kibernetikë kanë sulmuar 17000 kompjuterë iMac në të gjithë botën

apple_2482685bPiratët kibernetikë kanë përhapur një virus për sistemin operativ Mac OS X nëpërmjet forumit të famshëm Reddit, i cili i lejon të marrin kontrollin mbi mijëra kompjuterë Apple në të gjithë botën.

Ekspertë të kompanisë antivirusi në Rusi, DR web, kanë njoftuar se mbi 17 mijë kompjuterë Mac janë prekur nga virusi i quajtur “Mac.BackDoor.iWorm.” Ky virus u jep mundësi hakerave të kontrollojnë kompjuterët e infektuar nëpërmjet një sistemi komunikimi që manipulon kërkimet në rrjetin social popullor, Reddit. Vetëm të premten janë zbuluar rreth 17,658 kompjuterë Mac të infektuar, dhe sipas kompanisë Dr Web, ky numër mund të rritet edhe më shumë.

“Kjo nuk hera e parë që kompjuterët Mac janë infektuar nga viruse dhe janë sulmuar nga piratët kibernetikë, dhe nuk është edhe ndonjë ngjarje e madhe, duke marrë parasysh faktin se virusi Flashback infektoi mbi 600 mijë kompjuterë Mac në fillim të vitit 2012,” shkroi Graham Cluley, ekspert i sigurisë, në një postim në blogun e tij.

Ky ekspert i sigurisë i sugjeron të gjithë përdoruesit e pajisjeve Mac që të përdorin antivirus në kompjuterët e tyre nëse duan të kenë privatësi dhe të sigurojnë të dhënat e tyre të ruajtura në kompjuterët e Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>