Vëzhgim

Piratët nisen drejt një rruge të re

May 16 2012
0 Shpërndarje
Piratët nisen drejt një rruge të re

Pirate Summit i parë ishte një prej ngjarjeve më të mira për Startup gjatë vitit të kaluar, ndërs tani innovatorët mezi po presin që të rikthehen në takimin e piratëve me 10-11 shtator në Koln të Gjermanisë.“Aventurë, inovacion dhe njerëzit me më ndikim në botë në industrinë e teknologjisë takohen në një atmosferë jo-zyrtare në një ambient të jashtëzakonshëm”. Kjo ishte reçeta për suksesin e EPS 2011 (European Pirate Summit) dhe gjithashtu edhe arsyeja pse është shpërblyer si ngjarja më e mirë e vitit për startup nga një blog në Gjermani (Deutsche Startups).

Takimi i këtij viti do të mbahet të hënën dhe të martën në shtator, dhe do të ketë vend për rreth 500 piratë. Pas fokusimit në Evropën Lindore në edicionin e parë, tani në vitin 2012 po synohet që të lidhet e tërë Evropa nën moton “ARRR on Europe”. Gjatë muajit prill Piratët ishin prezent edhe në Prishtinë në një takim me njerëz me ndikim në industrinë e startups, gjatë të cilit ata prezantuan idenë prapa tërë kësaj dhe bënë thirrje për pjesëmarrje edhe nga Kosova. Piratët e vërtetë kanë rastin për të marr pjesë duke dërguar një aplikacion që shqyrtohet nga një panel prej tetë kapitenësh.

Vitin e kaluar, vetëm të përmendim disa prej pjesëmarrsëve si: Morten Lund, Jan-Henric Buettener, Mike Butcher e shumë të tjerë. Ndërsa këtë vit ngjarja do të jetë edhe një shkallë më lartë duke sjellë emra si Fred Oliveira prej 500 Startups, Andreas Ehn CEO I parë i Spotify dhe CTO i Wrapp, James Whelton prej CoderDojo, Alex Barrera prej The Kernel dhe Frank Thelen prej doo. E disa folës tjerë me renome do të prezantohen gjatë muajve në vazhdim.

Gara për prezantime ka gjasë që të jetë elementi kyç i ngjarjes këtë vit, dhe prezantimet prej 18 startups si Popset, Gauss, Vocalytics, Readmill e kështu me radhë paten ofruar një spektakël të mahnitshëm në skenë vitin e kaluar, ndërsa paneli i jurisë ishte tejet pozitiv në reagimin e tyre. (PC World Albanian)

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>