Lajmet

Piratët Kinezë prodhojnë version të Ubuntu që ngjan si Windows XP

Dec 30 2009
0 Shpërndarje
Piratët Kinezë prodhojnë version të Ubuntu që ngjan si Windows XP

Në vend që të vazhdojnë traditën e vjedhjes totale të një produkti dhe shitjen ilegale të tij, një grup piratësh Kineze ka përdorur pak më shumë fantazi në zanat dhe ka krijuar Ylmf OS; një SO i bazuar në Ubuntu 9.10 por me një ndërfaqe grafike pothuajse 100% të ngjashme me Windows XP.

Ndërkohë që Microsoft pa dyshim që nuk do të lumturohet nga ky veprim, një aspekt interesant i këtij ‘eksperimenti’ është fakti se si do të përshtaten përdoruesit e mësuar me Windows në një mjedis të bazuar në Lunux, por me një ndërfaqe krejt familiare për ta.

Do të ishte gjithashtu interesante të provohej një kopje e këtij sistemi personalisht nëse dëshironi, por këtu mund të ndodheni pak ngushtë, pasi ISO-ja e shkarkueshme në faqen ueb është vetëm në gjuhën Kineze. Mbaj mend që një herë jam sjellë vërdallë në një XP në gjuhën Ruse (gërma cirilike) pa kuptuar asnjë fjalë, por reflekset e vendndodhjes së të gjitha menuve dhe ikonat ndihmonin mjaft.

Lajmet e fundit>