Harduer

Pixelbook është laptopi i parë 2n1 i Google për masat

Oct 5 2017
0 Shpërndarje
Duke qenë se Pixelbook funksionon me aplikacionet Android, përballja me prodhuesit e shquar të laptopëve nuk do të ishte një ide aq e pabesueshme. Pixelbook është laptopi i parë 2n1 i Google për masat Photo Source: The Verge

Google shfrytëzoi aktivitetin e 4 Tetorit për të prezantuar Pixelbook. Esencialisht kjo është gjenerata e tretë e laptopit Chromebook Pixel, pavarësisht se me Pixelbook, kompania ka zgjedhur një drejtim të ri.

Jo vetëm që është produkti i parë 2n1 i kompanisë, por ajo që ndryshon me këtë laptop është se Google beson që Pixelbook është një laptop për masat.

Kur debutoi versioni i parë i Pixel, sistemi operativ Chrome OS ishte në ditët e tij të para dhe nuk funksiononte ende me aplikacionet Android me një kosto fillestare prej 1,299 dollarësh.

Ishte një laptop luksoz i cili më shumë fliste për së jashtmi sesa nga brenda. Ishte laptopi më i mirë Chrome OS.

Gjenerata e dytë e cila debutoi në 2015-ën, ishte po aq i mirë dhe i veçantë si dhe çmimi ishte deri diku më i përballueshëm, 999 dollar për modelin bazë.

Ende ishte laptopi luksoz në mesin e Chromebook-ëve 300 dollarësh që dominonin.

Tashmë me Pixelbook, Google edhe njëherë tjetër kërkon 999 dollar për laptopin, por kohët kanë ndryshuar dhe për Google laptopi nuk është më një referencë dizajni.

Këtë herë kompania dhe laptopi i saj kërkojnë më shumë audiencë por edhe rivalë.

Duke qenë se Pixelbook funksionon me aplikacionet Android, përballja me prodhuesit e shquar të laptopëve nuk do të ishte një ide aq e pabesueshme.

Laptopi ka 128GB memorie të brendshme, ndërsa modelet e para kishin 16GB.

Mesazhi është i qartë, Pixelbook nuk është më ai hardueri që shkëlqen në shërbim të Google Chrome, por është një laptop që duhet të merret seriozisht.

Pixelbook mund të përdoret me lapsin Pixel Pen. Aksesori 100 dollarësh tregon sesa kohë ka shpenzuar Google së bashku me partnerët për të përshtatur harduerin dhe softuerin.

Ndryshe nga lapsat stylus të Apple dhe Microsoft, Pixel Pen mund të aktivizojë asistentin virtual.

Tastiera është e mrekullueshme, siç ka qenë me çdo version tjetër Chromebook. Touchpad-i është më i vogël, por më i shpejtë që reagon lehtë.

Në fund, Pixelbook pse jo mund të jetë një zëvendësues i vërtetë i laptopëve tanë. Megjithatë koha dhe popullariteti do të tregojnë nëse tregu është ende gati për një produkt të tillë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>