Pjesa e re e animuar nga Motorola synon të lë sa më tepër përshtypje tek konsumatorët

Nov 19 2014
0 Shpërndarje
Pjesa e re e animuar nga Motorola synon të lë sa më tepër përshtypje tek konsumatorët

duet-blog-lead.0.0Vetëm një vit më parë, Motorola iu dha poseduesve të Moto X një befasi të vogël në formë të WindyDay, që është një ngjarje e animuar nga regjisori ndihmës i Ratatouille të Pixar. Ajo ishte një përrallë e këndshme që përdori edhe përmirësimet e bëra në harduerin e telefonëve – përdoruesit ishin në gjendje që të kalonin përgjatë dhe të kontrollonin “kamerën” në botën e filmit vizatimor, duke ju mundësuar që të shikoni përreth sikur të ishit ju në atë botë. Ishte pjesa e parë nga “Seritë e Ndriçuara” të Motorola-s dhe ishte përcjellë më pas nga BuggyNight disa muaj më vonë.

Tani, Google dhe Motorola kanë lëshuar pjesën e tretë në seri, Duet, që është një film i animuar me regji nga animatori me përvojë afatgjate në Disney, GlenKeane, i cili ka punuar edhe në filmat si Aladdin dhe The LittleMeramaid. Sikur WindyDay, përdoruesit mund ta kontrollojnë pikën e vështrimit të kamerës duke shikuar poshtë, lartë dhe përreth me telefonin e tyre. Dhe sikur njësitë e kaluara në seri, kjo arrin ta tregojë një përrallë befasuese me vetëm animacione dhe muzikë – dhe mundësia për ta kontrolluar kamerën nënkupton që ka vetëm pak nevojë kthimi prapa për ta parë ndonjë pjesë. Poseduesit e Moto X (të dy versioneve) dhe Moto G mund ta shikojnë Duet-in që tani. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>