Biznes

Pjesëmarrja në Forumin e Biznesit në Armeni, i rëndësishëm për Shqipërinë

Jun 17 2010
0 Shpërndarje
Pjesëmarrja në Forumin e Biznesit në Armeni, i rëndësishëm për Shqipërinë

Në ceremoninë hyrëse të Panairit mori pjesë edhe kryeministri i Armenisë Tigran Sargsyan, i cili theksoi rëndësinë e forumit të biznesit dhe efikasitetin e tij për të zhvilluar teknologjinë informative në Armeni.

Sipas tij fusha e Teknologjisë Informative është një sferë dinamike e zhvillimit, dhe çdo vit kompanitë ndjenjë rëndësinë e përmirësimit të kualitetit të shërbimeve dhe të rrisin qasjen e tyre. Ai më pas vizitoi stendat nëpër panair dhe u njoh nga afër me produktet dhe shërbimet e prodhuesve vendor dhe të huaj.

Në këtë event të rëndësishëm mori pjesë edhe një ekip përfaqësues nga Forumi i Teknologjisë së Informacionit nga Evropa Juglindore, i cili udhëhiqej nga Dritan Mezini, kryetar i bordit AITA (Asociacioni Shqiptar për Teknologji Informative). z. Dritan Mezini pati rastin edhe të mbaj një prezantim në kuadër të Forumit, e gjithashtu u takua edhe me Kryeministrin z. Tigran Sargsyan.

“Ka pasur interesim të madh për rritje të bashkëpunimit në fushën e softuerit dhe zhvillimit të saj. Tregu i Armenisë është zhvilluar në drejtim të zhvillimit të softuerit dhe ata po punojnë shumë edhe për eksport” u shpreh z. Mezini. “Ata po punojnë gjithashtu edhe me harduer. U habita me robotët që lëviznin në sallën e panairit, të cilët ishin prodhim të kompanive vendase”.

z. Mezini gjithashtu përmes një e-maili dërguar tek PCWorld Albanian bëri të ditur se më në fund edhe Shqipëria është shtuar në hartën e iniciativës më të madhe të OKB-së, që është World Summit Award, e cila është një organizatë jo fitim prurëse që vepron në kuadrin e OKB-së dhe Aleancës Globale për ICT dhe zhvillim të saj.

Qëllimi i World Summit Award është organizimi dhe përzgjedhja e zgjidhjeve më të mira kombëtare në fushën e aplikimeve inovative.

z. Dritan Mezini, gjithashtu me vota unanime është zgjedhur “Eminent National Expert of Albania” për periudhën 2010/11.

“Bashkë me përzgjedhjen vjen edhe përgjegjësia. Tashmë puna ka filluar me intensitet të madh që Shqipëria të njihet në shumë aktivitete ndërkombëtare në fushën që ne mbulojmë” u shpreh ai.

Lajmet e fundit>