Siguri

Plaçkitet me armë zjarri një pikë e shitjes së PTK-së

Nov 11 2009
0 Shpërndarje
Plaçkitet me armë zjarri një pikë e shitjes së PTK-së

Plaçkitja ka ndodhur gjatë ditës së martë ndodhi, rreth orës 11:30 nga persona të panjohur, të cilët të armatosur kanë hyrë në lokalet e PTK-së.

Përveç dëmeve materiale, janë marrë edhe të holla, shuma e të cilave ende nuk është konfirmuar.

Përpos shqetësimeve të shkaktuara tek punëtorët prezent, nuk ka pasur të lënduar.

Policia dhe ndihma e parë menjëherë kanë ardhur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që hetimet rreth këtij rasti janë duke vazhduar.

Kjo nuk është hera e parë, që pikat e shitjes së PTK-së, po plaçkiten, andaj PTK kërkon nga organet kompetente që të ndihmojnë në ruajtjen e pasurisë dhe kapjen e personave përgjegjës.

Lajmet e fundit>