Analiza

Plani B i Microsoft: Implementimi i aplikacioneve Android në platformën Windows Phone

Mar 28 2015
0 Shpërndarje
Plani B i Microsoft: Implementimi i aplikacioneve Android në platformën Windows Phone

Google-Apps-Microsoft-Play-StoreKur bëhet fjalë për të ardhmen e Microsoft në botën mobile, çdo mundësi duhet pasur në konsideratë, përfshi edhe të funksionuarit të aplikacioneve Android në Windows 10 për të mbyllur hendekun e aplikacioneve. Siduket, Intel po e mban gjallë këtë mundësi.

Një raport i ri që vjen nga portal Neowin hedh dritë mbi statusin e këtij program dhe pengesat që qëndrojnë në rrugën e tij. Sipas artikullit në fjalë, Microsoft aktualisht është duke zhvilluar një metodologji e cila do të lejojë mirë funksionimin e aplikacioneve Android në Windows Phone. Gjithësesi, projekti akoma nuk ka marr dritën jeshile për të qenë pjesë e produktit final të Microsoft. Kjo mundësi do të vazhdojë të qëndroj si një Plan B nëse aplikacionet universale të Windows nuk do të mund të tërheqin më shumë zhvilluesit.

Spekulimet e para rreth këtij projekti filluan më shumë se një vit më parë në Shkurt të 2014 ku ishte The Verge që raportoi ekzistencën e një strategjie të tillë. Por çfarë mund të dëmtojë Microsoft?

Nëse kompania vjen me një plan konkret, kjo do ti ndërpriste rrugën aplikacioneve universal Windows dhe strategjisë së kompanisë me to. Nga ana tjetër, gjigandi i softuerit vazhdimisht ka sulmuar Google dhe dyqanin e saj të aplikacioneve për shkak të shkeljes së patentave dhe nëse Microsoft tenton të hedhë sytë nga aplikacionet Android, Google do të jetë aty për të marrë hak. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>