Vëzhgim

Planifikimi për blerjen dhe shkëmbimin e teknologjisë

Feb 27 2009
0 Shpërndarje
Planifikimi për blerjen dhe shkëmbimin e teknologjisë

altMë pak se një vit pas blerjes së celularit tim të parë Palm Treo smart phone, e shita në eBay për dy të tretat e çmimit origjinal. Më pas ato të ardhura i përdora për të blerë një celular të ri.
Që atëherë, kam praktikuar vetëm të shes pajisje, e jo të blej pajisje të përdorura. Por shtëpia ime akoma vazhdon të jetë e mbushur me pajisje tashmë të vjetruara, si aparate digjitale, kompjuterë të vegjël dhe celularë të ndryshëm që nuk kam arritur t’i shes asnjëherë. Kjo nuk është vetëm një mosmenaxhim i mirë financiar, por është keq edhe për pajisjet, sepse tani jam i detyruar t’i hedh në plehra. Një shërbim i quajtur BuyBack nga TechForward, i zgjidh të gjitha këto probleme. Ky shërbim i ble nga ju pajisjet me moshë deri në dy vjet, i riparon dhe i rishet. Shërbimi paguan vetë transportin, ndërsa artikujt e blerë vinë me ambalazh të paketuar.

Por duhet të pranoni marrëveshjen dhe të paguani një shumë të vogël për të blerë produkte më të reja. I pranishëm te shitësit me pakicë, si Amazon.com, CompUSA, Tiger Direct, si dhe në uebfaqen e vetë kompanisë, techforward.com, BuyBack mundëson të merrni informacion për produktin që blini, apo zëvendësimin që mund të merrni. Çmimet e 9 kategorive (laptop, desktop, aparat dixhital, kamera, mp3 player, iPod, monitor LCD, TV, Blu-ray Disc dhe GPS) varen nga lloji i pajisjeve, duke filluar nga çmimet e ulëta prej 20 dollarësh për aparatet dixhitalë, pajisjet GPS dhe MP3 player, e deri në 250 dollarë për televizorët që kushtojnë më shumë se 2000 dollarë.

Çmimet e transportit dhe ulja e çmimeve janë të njëjta për të gjitha produktet. Nëse e ktheni një produkt pas gjashtë muajsh përdorimi, programi ju paguan 50% të çmimit të përgjithshëm. Më pas çmimet e BuyBack bien për 10 për qind për çdo 6 muaj, apo 20 për qind për 18 deri 24 muaj. Nëse paguani shërbimin në njërin nga rishitësit e TechForward, ajo shitore mund t’ju dërgojë një shpërblim, ose do ta merrni një çek. Nëse TechForward vlerëson se produkti i kthyer nuk është në gjendje të mirë, atëherë çmimi bie me 50 për qind. Nëse produkti nuk punon fare, atëherë kompania do të bëjë ç’është e mundur për t’ju kthyer ndonjë vlerë.

Për pajisjet e kthyera në gjendje të mirë, fitoni një bonus prej 15 për qind. Kur dëshironi të bëni pagesën, fillimisht kontaktoni TechForward duke telefonuar, duke i shkruar e-mail, apo edhe duke hyrë në sitin e kompanisë. Këto shërbime janë ideale për njerëzit që kujdesen për pajisjet e tyre, e që eventualisht të fitojnë ndonjë para prej tyre, apo që duan t’i largojnë pajisjet e panevojshme nga shtëpia. Çmimet e TechForward janë konkurruese me programet e ofruara nga rishitësit si Best Buy, Radio Shack, si dhe kompanitë si HP dhe Toshiba. Me pak fjalë, Buyback duket si një zgjidhje ideale për problemet tuaja.

Lajmet e fundit>