Softuer

Planifikimi i udhëtimeve me versionin e fundit të Google Trip edhe më i lehtë

Apr 27 2017
0 Shpërndarje
Planifikimi i udhëtimeve me versionin e fundit të Google Trip edhe më i lehtë

Vitin e kaluar Google lançoi një aplikacion të ri me synimin për tu shndërruar në një guidë turistike për përdoruesit e saj besnikë.

Aplikacioni ishte i thjeshtë në përdorim dhe i dobishëm në menaxhim tureve turistike. I mungon disa funksionalitete kyçe të cilat tashmë janë të disponueshme me përditësimin më të fundit të publikuar ditën e Mërkure.

Ja disa prej ndryshimeve dhe të rejave që sjell ky përditësim:

Shpërndarja e rezervimeve: Lehtësisht mund të shpërndani detajet e rezervimeve të udhëtimit me dikë tjetër. Thjesht klikonin butonin në formë shigjete në Google Trips.

Rezervimi i një treni ose autobusi: përditësimi i fundit vendos rezervimet e trenave dhe autobusëve së bashku me informacionet rreth fluturimeve, hotelit, makinës dhe konfirmimeve të restoranteve.

Aplikoni ndryshime të minutës së fundit: Google ka shtuar një opsion për përditësimin në minutën e fundit të detajeve të fluturimit, hotelit, makinës dhe rezervimeve të restorantit edhe sikur të mos keni konfirmimin me e-mail. Gjithashtu mund të shtoni shënime në rezervimet tuaja.

Për të shkarkuar versionin më të fundit të Google Trip drejtohuni në lidhjet mëposhtë: /PCWorld Albanian

Google Trips | Android

Google Trips | iOS

Lajmet e fundit>