Analiza

Planifikohet festimi i 30 vjetorit të daljes së pajisjes Macintosh

Dec 24 2013
0 Shpërndarje
Planifikohet festimi i 30 vjetorit të daljes së pajisjes Macintosh

Macintosh është lëshuar më 24 janar 1984. Ai ishte një lloj i ri i kompjuterit personal që do të tregonte pse viti 1984 nuk do të ishte si novela me ambiente dhe atmosferë të pakëndshme e George Orwell, siç ishte portretizuar në reklamën e famshme të Macintosh-it gjatë Super Bowl dy ditë përpara lëshimit. Siç e shpjegonte Steve Jobs situatën, Apple duhej ta shpëtonte botën nga IBM-i.

“Tani është viti 1984. Duket që IBM i dëshiron të gjitha. Apple është e vendosur që të jetë e vetmja shpresë për t’i ofruar IBM-it një largim për paratë e veta. Ata që kanë bërë marrëveshje, pas mirëseardhjes në fillim të IBM-it me duar të hapura, tani frikësohen që IBM do të dominojë dhe kontrollojë të ardhmen dhe janë duke u kthyer drejt Apple si e vetmja shpresë që mund të sigurojë lirinë e tyre në të ardhmen,” tha Jobs përpara paraqitjes të kompjuterit, të cilin ai e quajti “çmendurisht të shkëlqyer”.

Jobs dhe banda e tij e piratëve nuk e ruajtën botën nga PC-të e IBM-it dhe sistemet operative të Microsoft në atë kohë (iu deshën 23 vite të tjera që të paraqitet iPhone që e vendosi botën e informatikës në një rrugë të re), por ata arritën të ndryshojnë paraqitjen e kompjuterit personal me ndërfaqe grafike të përdoruesit dhe mi tjetër.

Për 30 vitet e jetesës së tij, Macintosh ka pasur ngritjet dhe uljet e veta, por është përhapur mirë dhe e mban reputacionin e vet si një ikonë dizajni dhe vendosës i trendit. Për të festuar 30 vjetorin e Mac-ut dhe skuadrës që e krijoi atë, një festim do të mbahet në Qendrën Flint në Cupertino, afër godinës së Apple. Ishte në atë vend ku 30 vite më parë Steve Jobs doli në skenë për ta paraqitur Mac-un për botën. (PCWorld Albanian)

Mac 30vjet

Tags >

Mac
Lajmet e fundit>