Lajmet

Planifikoni aktivitetet e ditës tuaj nëpërmjet aplikacionit Owaves

Jun 4 2014
0 Shpërndarje
Planifikoni aktivitetet e ditës tuaj nëpërmjet aplikacionit Owaves

_h353_w628_m6_otrue_lfalseOwaves, është aplikacioni më i ri për iPad, i cili ka qellim kryesor reduktimin e stresit tek përdoruesit duke bërë të mundur planifikim ditor dhe menaxhimin e kohës së lirë.

Krijuesi i Owaves Royan Kamyar shprehet se planifikimi i ditës është shumë i rëndësishëm dhe ka një rol kyç në gjendjen mendore të njeriut gjatë ditës.

Aplikacioni ka një orë veprimi 24 orëshe, e cila ndihmon përdoruesit për planifikim e aktiviteteve ditore si puna, stërvitja, koha e lirë si dhe vaktet ushqimore. Ky aplikacion ju mundëson përdoruesve edhe llogaritjen e kohës së lirë, e cila i dedikohet familjes dhe shoqërisë. Owave ofrohet falas në AppStore. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>