Vëzhgim

Planifikoni udhëtimin përmes këtyre faqeve

Apr 30 2009
0 Shpërndarje
Planifikoni udhëtimin përmes këtyre faqeve

altUeb faqet e reja të udhëtimit ndihmojnë të vendosni se ku të shkoni dhe çfarë të bëni, duke ju mbajtur njëkohësisht të organizuar. Shumica e udhëtarëve të mençur përdorin sitet e ndryshme për të gjetur fluturime të lira, dhoma hoteli apo edhe vetura me qira.

Këto lloj shërbimesh mund të gjendet në faqe krahasuese si Kayak.com dhe Farecast.com, apo në faqet e mëdha për rezervime, si Expedia, Orbitz, Travelocity. Vitin e kaluar, qindra faqe 2.0 për udhëtime, shpejtuan të gjejnë vendet e reja të ngrohta për t’i futur në planifikimin e udhëtimeve. Ja një përzgjedhje e faqeve (shumica prej tyre ende beta) që mund t’ju ndihmojnë gjatë planifikimit.

Ku të shkoni
Këto gjashtë site mund ta ndihmojnë planifikuesin e pavendosur, të zbulojë një udhëtim perfekt. Bazuar në përgjigjet e thjeshta të një pyetësori, Best Trip Choices (besttripchoices.com) identifikon se cilat nga gjashtë personalitetet e udhëtimit ju përshtaten më së shumti, duke ju sugjeruar destinacionet dhe aktivitetet tuaja të parapëlqyera. Ngjashëm me këtë, TravelMuse (travelmuse.com), Tripbase (tripbase.com) dhe Triporati (triporati.com) ofrojnë destinacione bazuar në interesat që kërkuesi identifikon në listë.

TravelMuse dhe Tripbase mund ta ruajnë buxhetin, ndërsa TravelMuse ju pyet se sa kohë dëshironi të zgjasë udhëtimi juaj. Të tria shfaqin analiza, harta, linqe me faqet për rezervimin e biletave për udhëtim, si dhe shumë të tjera. Nëse po konsideroni idenë e ndonjë lundrimi apo turneu udhëtimesh të organizuar, ndaloni në Travelbeen.com, e cila vitin e kaluar debutoi në shtatë shtete, me qëllimin e përfshirjes së çdo faqeje të botës për udhëtime, në shtesën e saj për kërkim. Një nga shërbimet e pazakonta të faqes është mundësia për të kërkuar furnizuesit e udhëtimeve në bazë të kritereve të veçanta, duke përfshirë edhe akreditimet.

Sidoqoftë, grupet e akredituara nuk janë të shpjeguara. Për shembull, mund të gjeni një listë të linjave të lundrimit që i përkasin Bashkimit Ndërkombëtar të Antarktikut, por nuk mund të gjeni shpjegime se çfarë i ndryshon këto linja nga ato që nuk janë anëtare të këtij asociacioni. Nëse po kërkoni ndonjë hotel, provoni te DealBase (dealbase.com), që ju paraqet kriteret kryesore për çdo ofertë, çmimet e plota, kursimet dhe kushtet e rezervimit. Mund t’i ndani marrëveshjet sipas kategorisë apo interesit, t’i ruani si bookmark ofertat e preferuara dhe t’i shikoni më vonë.

Si të veprosh?
Sapo të keni vendosur për destinacionin në të cilin do të shkoni, këto dy faqe mund t’ju ndihmojnë ta planifikoni udhëtimin në detaje. PlanetEye (planeteye.com) përdor harta Microsoft Visual Earth në mënyrë që të mund të identifikoni vendet, restorantet dhe vendet e tjera atraktive. Veç kësaj mund të krijoni edhe dosje virtuale të quajtura Travel Packs. Trazzler (trazzler.com) identifikon destinacionet apo interesat që doni të hulumtoni, për të shfletuar pastaj me “trip stack” duke ju paraqitur fotografi të ilustruara dhe linqe të faqeve të tjera, që prodhojnë më shumë detaje. Rendisni një listë dëshirash dhe faqja do të grumbullojë të dhëna nga kërkimet në një tabelë të preferencave.

Pak personalizim
Pa marrë parasysh se sa të sofistikuara janë algoritmet e saj, një makinë nuk mund të marrë vendime. Në rast të shumë destinacioneve të udhëtimeve apo fluturimeve, rezervimet online nuk janë gjithmonë punë e lehtë. Compete 4 Your Seat (compete4yourseat.com) bën kërkime në rrjet, të agjentëve të udhëtimit për të bërë programin e fluturimeve. Ngjashëm, Zicasso (zicasso.com), premton itinerare për udhëtime në shumë destinacione. Ju vetëm duhet të përshkruani nevojat tuaja të udhëtimit, e më pas, brenda dy apo tre ditëve do të merrni planet e udhëtimit, duke përfshirë edhe çmimet. Mund ta përmirësoni planin sipas nevojave, pastaj mund të zgjidhni njërin nga planet dhe ta paguani atë drejtpërdrejt tek agjenti. Njëlloj, edhe Tripology (tripology.com) plotëson nevojat e udhëtarëve me interesa speciale, që nga pushimet në natyrë e deri tek udhëtimet shpirtërore. Shkruani kriteret, ndërsa faqja ju lidh me tre specialistë. Vendosni vetë kë do të kontaktoni dhe pastaj negocioni për tarifat dhe shërbimet.

Ndihmë për organizim më të mirë
Më në fund, këto dy faqe sillen si asistente personale për t’ju ndihmuar të organizoni udhëtimin dhe të gjeni informacionet e nevojshme. Pas regjistrimit në TripIt (tripit.com), thjesht kalojani mesazhin me hotelet, fluturimet dhe konfirmimet e tjera faqes dhe ajo do të organizojë një itinerar të shkëlqyer, të cilin mund ta personalizoni më pas me harta, informacione për motin, fotografi dhe drejtime të ecjes apo zhytjes. Itinerari i TripIt do të kontrollojë madje edhe biletën e udhëtimit, do të zgjedhë ndenjësen dhe dërgojë një udhëzues të udhëtimit në kalendarin tuaj online apo iPhone. Nile Giude (nileguide.com) është një tjetër organizues udhëtimesh që përdor teknologjinë e hartave të Google dhe përmbajtje të ekspertëve lokalë, për të plotësuar rekomandimet e udhëtimit, ndërsa më pas i integron përzgjedhjet në kalendar. Nile Guide mund të krijojë edhe libra me udhëzime të personalizuara për udhëtime, për t’u shkarkuar nga interneti.

 

Pcworld.al: Udhëtimet e minutës së fundit zakonisht kushtojnë shumë, por interneti e ka ndërruar këtë. Vizitoni find.pcworld.com/62416 për të parë mënyrat dhe strategjitë për të kursyer në udhëtim.
 

Lajmet e fundit>