Analiza

Platforma Android është në rrezik ndërsa po segmentohet gjithnjë e më shumë

Feb 21 2015
0 Shpërndarje
Platforma Android është në rrezik ndërsa po segmentohet gjithnjë e më shumë

gw-23-sept-2011-bi-dng-img_8690Samsung bëri një nga veprimet e tij më të zgjuara dhe strategjike ndonjëherë, ditën e mërkurë kur bleu startupin LoopPay. Me anë të këtij shërbimi të pagesave me anë të smartfonit, Samsung synon të konkurojë Apple Pay apo CurrentC. LoopPay ka një avantazh të madh përballë Apple Pay; ajo mund të funksionojë në çdo lloj lexuesi të kartave të kreditit.

Teknologjia e LoopPay përdor fushën magnetike për të ofruar një transaksion të shpejtë e të sigurt. Nga ana tjetër Apple Pay, i kërkon tregtarëve të pajisen me një sistem të veçantë pagesash, një teknologji kjo jo e pranishme në shumicën e pikave të shitjes. Sipas raporteve pritet që LoopPay të integrohet në smartfonin e ardhshëm të Samsung Galaxy S6, i cili do të lançohet në 1 mars në Barcelonë.

Por si prodhuesi më i madh i smartfonëve Android në botë, vendimi i Samsung për të aplikuar LoopPay duke anashkaluar sistemin e pagesave të Google, shuan shpresat për cdo përpjekje të Google në krijimin e një sistemi pagesash të unifikuar me smartfonat Android. Tanimë Google po humb kontroll në një pjesë tjetër të platformës Android duke i dhënë kontroll mbi pagesat mobile dy kompanive më të mëdha; Apple dhe Samsung. Kompania dështoi të shëndrrojë Google Wallet në një alternativë të vlefshme.

Kjo do të përbëjë një problem për Google dhe Android nëse e shohim nga periudhë afatgjatë. Kompani të tjera që prodhojnë smartfon Android si HTC, Motorola, LG dhe Lenovo duhet të sjellin një sistem pagesash konkurues në mënyrë që ti mbijetojnë konkurencës. Deri më tani nuk dihet akoma nëse këto kompani do të mbështeten tek Google për ofrimin e një shërbimi pagesash. Me ardhjen e Apple Pay dhe me Samsung që do të implementojë një shërbim të tillë, shanset e Google për të fituar në këtë pjesë të tregut janë të pakta.

Aktualisht Android është një platform tepër e segmentuar. Dhe kur vjen puna tek një portofol dixhital, karakteristika që çdo smartfon duhet të ketë, përdoruesit e Android nuk janë fare të qartë se çfarë të zgjedhin. Gjithsesi ka akoma një fije shprese për Google; Sipas Techcrunch dhe disa raporteve të tjera, Google mund të blejë Softcard, një platform pagesash e mbështetur nga operatorët amerikan të telekomunikacionit si Verizon, T-Mobile dhe AT&T. Duke pasur mbështetjen e këyre tre operatorëve telefonik Google mund të ketë një fillim të mbarë, por deri më tani Softcard nuk krahasohet me shërbimet e ardhshme të Apple dhe Samsung. Ajo ç’ka është e rëndësishme sot, është se Google po vazhdon të humbë kontrollin mbi platformën Android duke lejuar prodhuesit të të fitojnë territor. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>