Biznes

Platforma e komunikimit Kik do të ofrojë një monedhë dixhitale

May 26 2017
0 Shpërndarje
Livingston tha se 10% e monedhës do të shitet publikisht tek investitorët, një proces i ngjashëm me daljen në bursë të kompanive e njohur si ICO. Platforma e komunikimit Kik do të ofrojë një monedhë dixhitale

Kik Interactive, kompania pas plaformës së komunikimit Kik, tha ditën e Enjten se do të lançonte një monedhë të re kriptografik e quajtur Kin përmes së cilës konsumatorët mund të përdorin një mori shërbimesh dixhitale.

Kik është një aplikacion falas komunikimit i themeluar në 2009 kryesisht për adoleshentët dhe numëron 300 milion përdorues aktivë.

Kin do të krijohet mbi bllok-zinxhirin(blockchain) e Ethereum, një tjetër monedhë dixhitale publike ngjashme me Bitcoin.

Shitja e tokenit të parë të Kin do të bëhet gjatë këtij viti tha Ted Livingston, themelues dhe CEO i Kik në një intervistë për Reuters.

Livingston tha se 10% e monedhës do të shitet publikisht tek investitorët, një proces i ngjashëm me daljen në bursë të kompanive e njohur si ICO.

Ai tha se Kin do të përdoret për të lehtësuar pagesat e shërbimeve fillimisht në platformën e Kik e më pas në shërbime të tjera dixhitale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>