Lajmet

Platforma Lync do të zëvendësohet terësisht nga Skype for Bussines muajin e ardhshëm

Apr 14 2015
0 Shpërndarje
Platforma Lync do të zëvendësohet terësisht nga Skype for Bussines muajin e ardhshëm

skype-for-business-laptop

Siç kishte premtuar, Microsoft po vë në jetë proçesin e zëvendësimit të platformës Lync me një të re që duhet: Skype për Bizneset (Skype for Bussines). Ky kalim, njoftuar që në muajin Nëntor, po fillon tek konsumatorët e biznesit që kanë një abonim në Office 2013.

Microsoft bëri të ditur se kalimi nga Lync në Skype for Bussines do të përfundohet për një pjesë të madhe të klientëve gjer nga fundi i muajit të ardhshëm. Nga ana tjetër, Microsoft u ka dhënë akses në platformën Skype for Bussines përdoruesve të cilët do e ndihmojnë kompaninë që ky kalim të jetë sa më i lehtë dhe i thjeshtë.

Pak javë më parë. Microsoft kishte publikuar ndërtimin e parë teknik të softuerit Skype for Bussines, prandaj periudha e testimit do të vazhdojë edhe ca.

Me Skype for Bussines, konsumatorët e biznesit do të kenë akses në atë ndërfaqe që të gjithë e njohin tashmë dhe janë të familjarizuar. Por përmes kësaj platforme, jo vetëm që mund të komunikoni me kompaninë tuaj por edhe me miqtë dhe familje. Me pak fjalë do të komunikoni me çdo kontakt qoftë i punës apo edhe familjes. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>