Lajmet

Platforma Medium pritet të lançojë aplikacionin për lexim për iPhone gjatë kësaj jave

Mar 10 2014
0 Shpërndarje
Platforma Medium pritet të lançojë aplikacionin për lexim për iPhone gjatë kësaj jave

medium.0_standard_800.0Bits Blog i New York Times raporton që platforma për blogim Medium do ta zbulojë një aplikacion për iPhone gjatë kësaj jave, që është aplikacioni i parë që nga lëshimi në vitin 2012. Aplikacioni është thënë të jetë për lexim të postimeve në Medium – “ende jo” për shkrim, që mund ta ndërronte përqendrimin e Medium-it në përmbajtjen e gjatë, të cilësisë së lartë, që nuk janë përshtatur mirë për kompozim në një telefon.

Faqja e Medium-it tashmë punon shumë mirë në një shfletues mobil, kështu që pyetja e hapur është se si aplikacioni do ta dallojë veten dhe se çfarë veçorie shtesë mund të ofrojë në krahasim me një bookmark të thjeshtë.

Aplikacioni i parë i Medium-it vjen disa javë pasi themeluesi (dhe anëtari i bordit të Twitter-it) Ev Williams ka ngritur një rund prej 25 milionë dollarëve për kompaninë që ishte rezervuar për një zyre të re, si dhe disa punësime dhe një infrastrukturë e re.

Përshtatja e blogimit jo-profesionist të formës së shkurtër me veçori të stilit të revistës në të njëjtën platformë ka qenë një lëvizje interesante për Williams, por pa marrë parasysh fazën e fundit të Medium-it, kjo gjë nuk mund të arrihet pa një strategji të fuqishme mobile. Nuk ka informacione se kur ndonjë aplikacion për Android mund të vijë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>