Lajmet

Platforma muzikore Spotify arrin 15 milion përdorues

Jan 13 2015
0 Shpërndarje
Platforma muzikore Spotify arrin 15 milion përdorues

141113-Taylor-Swift-SpotifyNë muajin nëntor, kur Spotify ishte në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të vendimit të Tailor Swift për heqjen e këngëve të saj nga kjo platformë, në kundërpërgjigje të kësaj kompania deklaroi se ka arritur një sukses të ri duke regjistruar një shifër përdoruesish prej 12.5 milion abonentësh. Por tanimë, Spotify sërish ka provuar se nuk ka nevojë për këngët e Tailor Swift për të arritur majat e suksesit.

Spotify raportoi se ajo tani numëron 15 milion abonentë, kjo do të thotë që kjo shifër është rritur me 2.5 milion brenda një periudhe të shkurtër 2 mujore. Ajo gjithashtu shtoi se shërbimi i saj përdoret nga 60 milion përdorues aktiv në gjithë botën që nuk paguajnë. Për të festuar këtë shifër suksesi, Spotify ka lançuar një listë me këngë të përzgjedhura për përdoruesit e saj. Pavarësisht konkurrencës së fortë nga rivalët si Google, YouTube apo Rdio, Spotify ka ditur si të qëndrojë lider në tregun e muzikës streaming. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>