Biznes

Platforma SnappyTV blihet nga Twitter

Jun 21 2014
0 Shpërndarje
Platforma SnappyTV blihet nga Twitter

000_was7901612.158d1081651.originalTwitter ka njoftuar për blerjen e shërbimit SnappyTV, që lejon përdoruesit të regjistrojnë, modifikojnë si dhe të shpërndajnë video të ndryshme, të cilat sapo janë shfaqur në internet ose televizor.

Drejtuesit e Twitter kanë deklaruar se platforma SnappyTV përdoret gjerësisht nga partnerët e saj për të shpërndarë video të ndryshme në rrjetin social, prandaj ata kanë vendosur për blerjen e platformës. Blerja e këtij shërbimi do të lejojë përdoruesit e Twitter-it të kenë një shërbim më të mirë mbi shpejtësinë si dhe shpërndarjen e videove online.

Deklarata e drejtuesve të Twitter-it rreth kësaj blerje është: “Mënyra më e mire për ndjekjen e një programi apo ngjarjeje televizive që e keni humbur gjatë ditës është nëpërmjet rrjetit social Twitter. Ne do të vazhdojmë të investojmë tek videot për ta bërë sa me të lehtë për televizionet, bizneset apo producentët të shpërndajnë video të cilësisë së lartë,” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>