Lajmet

Platformat sociale rrezikojnë gjoba të mëdha nëse nuk heqin përmbajtjet radikale brenda 1 ore

Sep 12 2018
0 Shpërndarje
“Një orë është afati i fundit që mund të japim përpara se më shumë dëm të bëhet nga publikimi i këtyre përmbajtjeve,” tha Juncker gjatë një seance në Parlamentin Evropian. Platformat sociale rrezikojnë gjoba të mëdha nëse nuk heqin përmbajtjet radikale brenda 1 ore

Shefi i Bashkimi Evropian Jean Claude Juncker tha ditën e Mërkure se unioni ishte i gatshëm të gjobiste Google, Facebook, Twitter dhe platforma të tjera sociale online nëse nuk fshinin përmbajtjet terroriste brenda një ore.

Brukseli zyrtar u dha kohë 3 muaj kompanive për të përshpejtuar procedurat e eliminimit të përmbajtjeve radikale në internet por autoritetet rregullatore thanë se shumë pak është bërë në këtë drejtim

Nëse autoritetet sinjalizojnë një përmbajtje të tillë, Komisioni Evropian kërkon që të hiqet nga interneti brenda një ore.

“Një orë është afati i fundit që mund të japim përpara se më shumë dëm të bëhet nga publikimi i këtyre përmbajtjeve,” tha Juncker gjatë një seance në Parlamentin Evropian.

Një propozim i cili kërkon dritën jeshile nga vendet e BE-së dhe Parlamenti Evropian, platformat e internetit duhet të marrin edhe masa parandaluese.

Ofruesit e shërbimeve të internetit duhet të paraqesin raporte vjetore transparence.

Nëse ata dështojnë të adresojnë përmbajtjet sipas udhëzimeve të BE-së rrezikojnë gjoba deri në 4% të të ardhurave vjetore. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>