Lajmet

Platforma me burim të hapur WordPress feston 10-vjetorin e krijimit

May 29 2013
0 Shpërndarje
Platforma me burim të hapur WordPress feston 10-vjetorin e krijimit

WordPress, një prej sistemeve që shërben për menaxhimin e përmbajtjes dhe blogjeve (CMS) ka festuar 10-vjetorin e krijimit. Gjatë kësaj dekade platforma ka evoluar nga një sistem i thjeshtë blogjesh në një shërbim social të dobishëm për njerëzit dhe kompanitë pasi ka ndryshuar mënyrën e komunikimit në ueb.

Ky shërbim open source (me kod të hapur) i krijuar fillimisht nga Matt Mullenweg dhe Mike Little i lejon të gjithë të modifikojnë kodin origjinal për t’a përmirësuar dhe për t’a përshtatur atë sipas nevojave.

Personat që disponojnë blogje personale dhe përdorin WordPress kanë mundësi të aplikojnë dizajne të ndryshme në faqet e tyre dhe njëkohësisht e kanë shumë të lehtë që të integrojnë mjete shtesë ose plugin-e të jashtme. Duke qenë se është softuer open source shmanget nevoja e një proces aprovimi para se të zbatohet një funksionalitet i ri.

Meqë bëhet fjalë për ditëlindjen e WordPress po deklarojmë se versioni i fundit i tij është shkarkuar plot 21 milion herë. WordPress ka mundësuar për kompanitë dhe individët publikimin e produkteve dhe lajmeve si dhe ka inkurajuar realizimin e bisedave me klientët në uebfaqe.

Me përhapjen gjithnjë e më tepër të bizneseve sociale kompanitë kanë interes të nxisin marrjen e reagimeve (feedback) të konsumatorëve direkt në terrenin e tyre. Të jesh social do të thotë që të kesh në qendër të vëmendjes klientin dhe të përpiqesh që ta drejtosh atë në mënyrën më të shpejtë dhe atraktive të mundshme tek informacionet apo produktet për të cilat kanë interes. Platforma po përhapet gjithnjë e më tepër duke qenë e disponueshme jo vetëm për shfletuesit në desktop, por edhe për pajisjet mobile. (PCWorld Albanian)

wordpres

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>