Lajmet

Play Store me një buton të ri të kontrollit manual të përditësimeve

Feb 20 2017
0 Shpërndarje
Një nga funksionalitetet e shumë munguara të Play Store është aftësia për të kontrolluar manualisht për përditësimet. Play Store me një buton të ri të kontrollit manual të përditësimeve Photo Source: Android Police

Prej kohësh Google po teston një seksion të ri ku do të paraqiten aplikacionet e instaluara, por ky ndryshim vjen së bashku me një funksionalitet tjetër – një buton rifreskimi.

Më parë, rihapja e aplikacionit Google Play ose ndryshimi i aktiviteteve kërkohej për të rifreskuar përditësimet. Tani me butonin e ri, shtypja e tij do të kontrollojë një aplikacion për përditësime.

Butoni paraqitet vetëm nëse nuk keni përditësime të disponueshme.  Ju mund të shikoni funksionalitetin në veprim së bashku me ndryshimet në ndërfaqe në videon e mëposhtme:

Ende nuk është e qartë se kur do ti debutojë Google këto ndryshime për të gjithë përdoruesit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>