Lajmet

Play Store, së shpejti me ndryshime madhore

Jul 15 2014
0 Shpërndarje
Play Store, së shpejti me ndryshime madhore

Përgjegjësit e sistemit Android kanë nxjerrë në internet pamje nga përditësimi i ardhshëm madhor, i cili do t`i bëhet dyqanit online Play Store. Ndryshimet në dizajn janë bazuar në gjuhën “Material” që Google prezantoi në konferencës I/O këtë vit.

gsmarena_001Ajo çka do të shikoni në këto foto janë se si do të duken tashmë në telefonët inteligjent dhe pajisjet tablet faqet e produkteve, të cilat do të jenë në shitje në Play Store.

gsmarena_002Ky dizajn ka si përparësi heroin kryesorë të produktit, i cili është treguar i zmadhuar. Mbrapa tij shkruhet çdo informacion që ju duhet të dini mbi aplikacionin.

gsmarena_003Në disa raste, si lojërat ose filmat, ju mund të shtypni në figurën dhe mund të shikoni videon prezantuese të lojës apo filmit.

gsmarena_004Google ka punuar që më përpara për ndryshimin e aplikacioneve për dizajnin e ri “Material”.

gsmarena_005Fotot e pamjes së re të Play Store nuk janë përfundimtare, pasi Google mund të bëjë edhe ndryshime të tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>