Harduer

Playstation 4, nuk do t’i mungojë tregut

May 30 2011
0 Shpërndarje
Playstation 4, nuk do t’i mungojë tregut

Vetëm disa muaj më parë, Playstation 4 nuk ishte as në mendjen e Sony, së paku sipas udhëheqësit të SECA (Sony Computer Entertainment Kaz Hirai).

Por tani, hesapet kanë ndryshuar. Puna në lidhje me platformën e radhës Playstation duket se kanë filluar, dhe këtë gjë e potencon technologizer.com duke aluduar në komentet e bëra nga zëvendës presidenti dhe CFO i Sony, Masaru Kato. Komentet e tij janë paraqitur kur është pyetur në lidhje me hulumtimet e mëtutjeshme dhe kostot zhvillimore prej investitorëve. 

Video konzolat e radhës nga Sony,që në këtë pikë nuk ka emër apo datë të paraqitjes në treg, nuk do të ketë për investim aq të madh që është dashur të bëhet për ta bërë PS3-in profitabil. Jared Newman nga technologizer.com, shton më tej se gjërat tani po qartësohen dhe duket  se do të shohim në treg edhe konzolat të reja nga Microsoft e Nintendo, ku kjo e fundit do të lansoj një pasardhës të Wii në vitin 2012, kurse Microsoft duket se po punon në versionin e radhës të Xbox 360. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>