Biznes

PlayStation 4 tejkalon Xbox One me numrin e shitjeve për muajin e gjashtë me radhë

Jul 19 2014
0 Shpërndarje
PlayStation 4 tejkalon Xbox One me numrin e shitjeve për muajin e gjashtë me radhë

playstationvsxbox-520x245PlayStation 4 nga Sony sërish mori pozitën kryesuese për shitjet e konSollave për lojëra, sipas vlerësimeve të bëra në treg nga NPD për muajin qershor, duke e zgjeruar kryesimin ndaj Xbox One.

PlayStation 4 po ashtu e mposhti rivalin e vet për shitjet me pakicë të softuerëve, duke u pozicionuar si top platforma për disa nga lojërat më të popullarizuara, duke përfshirë Watch Dogs, UFC dhe FIFA 14.

Shitjet e konsollave përgjatë të gjitha platformave janë rritur me 200 për qind vit për vit dhe Xbox One dhe PlayStation 4 së bashku përbëjnë 80 për qind më tepër numër të shitjeve se sa paraardhësit e tyre gjatë të njëjtës periudhë. Lajme të mira kemi edhe për Nintendo-n që gjatë muajit qershor Mario Kart 8 u vendos si loja e dytë më e shitur në listën e softuerëve më të shitur sipas NPD-së.

Microsoft lajmëroi një ditë më parë që shitjet e Xbox One janë dyfishuar gjatë muajit qershor me ndihmën e versionit më të lirë dhe pa Kinect të Xbox One, por, duke supozuar që rritja e shitjeve ishte ndjekur edhe nga vetë NPD-ja, ky dyfishim sërish nuk ishte i mjaftueshëm për ta tejkaluar PlayStation 4. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>