Harduer

Playstation Move do të paraqitet me 19 shtator

Jun 15 2010
0 Shpërndarje
Playstation Move do të paraqitet me 19 shtator

Në kuadër të panairit E3 2010, Sony mbajti konferencën e saj gjatë ditës së djeshme dhe me këtë rast bëri të ditur se do të ofrojë kontrollorin e saj të ri të ndjeshëm në lëvizje gjatë muajit shtator me një çmim prej 50 dollarë për kontrollor ose 100 dollarë për një palë.

Për dallim prej Microsoft që prezantoi Xbox360 Slim dhe sistemin Kinect gjatë ditës së hënë, në kuadër të E3 2010, dhe të cilët u koncentruan në prezantimin e veçorive të reja shtesë, Sony më shumë i dha rëndësi llojeve të ndryshme të kombinimeve që mund të bëjnë konsumatorët për Playstation Move.

Ju mund të blini një kontrollor për 50 dollarë, që ju lejon të luani lojëra si Tiger Woods PGA Tour Golf. Ju mund të blini dy kontrollorë për 100 dollarë, që ju mundësojnë të luani lojëra me dyluftime apo diçka tjetër të ngjashme. E me 100 dollarë ju gjithashtu mund të blini edhe një kontrollorë, përkatësisht kamerën Playstation Eye që ndjek lëvizjet e topit të kontrollorit, dhe një kopje të lojës Sports Champions. Apo nëse dëshironi të gjitha në një, atëherë 400 dollarë do të kërkohen nga kuleta juaj.

Turmat e pranishme në sallën e E3 2010, ku u mbajt prezantimi kishin reagime të kundërta për sa i përket çmimit dhe produktit të ofruar. Disa thanë “tepër” e disa tjerë ishin të kënaqur me ofertën. Megjithëse duket se Microsoft me sistemin e saj Kinect, që u prezantua të hënën, vodhi tërë spektaklin e këtij viti në E3.

Sony me Move po i ngjason më shumë Nintendo Wii-së, edhe pse ka një kamerë shtesë dhe ka ende në kontrollorë butonat e saj x, katrorë, rrumbullak dhe trekëndësh, kurse Microsoft dje ishte para publikut me një sistem pa kontrollor fare.

Në konferencën e Sony në E3, u bë e ditur se Twisted Metal (një titull i popullarizuar për platformën e parë Playstation) do të rikthehet dhe do të jetë e përfshirë në pakot shitëse të PS3.

Zyrtarë të kësaj kompania gjatë prezantimit, thanë se PS3 do të ketë 20 tituj me përkrahje 3D në vitin 2011, dhe pëveç kësaj shumë tituj të rinj me 3D dhe me PS3 do të sjellin një eksperiencë të jashtëzakonshme tek gejmerët.

Në mesin e lojërave të përmendura që do të paraqiten për platformat e Sony ishin: Ratchet: Hereos on the Move, Singstar Dance, RUSE, Eye Pet, SOCOM 4, Time Crisis, Metal Gear Solid: Peace Walker, God of War: Ghost of Sparta, Tron Evolution, Monatrion Racers, Ace Combat Joint Assault, Gravity Crash Portable, Dragon Ball Z Tenkachi, Hot Shots Tennis Get a Grip, Madden NFL 11, Patapon, Tetris, EyePet, Piyotma, Kingdom Hearts: Birth by Sleep, The 3rd Birthday, Persona 3 Portable, Ys: The Oath in Felgana, etj.

Sony padyshim që nuk harroi të përmend edhe numrin e përdoruesve të rrjetit të saj Playstation Network, që tani arrin në mbi 50 milion përdorues.

Lajmet e fundit>