Harduer

Playstation 3 “hacked”

Aug 25 2010
0 Shpërndarje
Playstation 3 “hacked”

Një “çip modifikues” special me bazë në USB është paraqitur për PS3 dhe për të thuhet se do t’iu mundësojë atyre që nuk kanë nga 50 euro për të blerë lojëra origjinale, të shfrytëzojnë tituj të kopjuar apo të luajnë me sukses edhe lojërat që i blejnë për 1 euro nëpër dyqanet e Kosovës.

Playstation 3 është e vetmja konzolë gjeneratës së tanishme që nuk mund të bëhet jailbreake dhe është mjaft e famshme në mesin e hakerëve për shkak të sigurisë së tij. USB “Çipi modifikues” është prodhuar nga PSJailbreak dhe thuhet se është zgjidhja e parë e lehtë për të hakuar konzolën Playstation.

”PS Jailbreak është një zgjidhje USB plug-and-play që instalohet brenda disa sekondave, dhe ruan vulën e garancionit në gjendje të rregullt” deklaron kompania në ueb faqen e saj. Thuhet se gjithashtu do të ndihmohet në luajtjen e lojërave pa bllokime dhe pengesa përmes hard diskut, që është më i shpejtë sesa njësia Blu-ray që ka konzolë. Gjithashtu mundësohet që të përdoren edhe lojërat e incizuara vet dhe të shkarkuara në mënyrë pirate nga interneti. (Duke se “biznesi” i piraterisë për CD Dyqanet në Kosovë do të ringjallet).

Sipas një shpjegimi të paraqitur në ueb faqen për teknologji “T3”, çipi modifikues veçse është shitur tërësisht, ndërsa një deklaratë nga dyqani PSJailbreak thotë se “Kërkojmë ndjesë që momentalisht nuk po pranojmë shitje online për PS Jailbreak sepse nuk kemi asnjë njësi rezervë”.

Sony sipas ueb faqes PS3hax.net thuhet është në gjendje të detektojë “çipin modifikues”. Kjo mund të shkaktojë që konzolat e hakuara të bllokohen nga qasja në Playstation Network. Microsoft mori një qasje të ngjashme në nëntor të vitit të kaluar kur bllokoi qasjen e mbi 600.000 përdoruesve të Xbox 360 të cilët u zbuluan se kanë hakaur apo kanë lojëra të piratuara, në shërbimin e saj Xbox Live.

Kjo është hera e parë që konzola Playstation 3 hakohet në këtë mënyrë, sepse deri më tani nuk është prekur nga askush. Por tani duket se gjërat do të ndryshojnë për disa shtete ku është e “ndaluar” pirateria, por nuk ka asnjë veprim prej forcave ligjore për ta parandaluar atë. Pronarë të PS3 a do të prisni ju për të blerë një çip modifikues për PS3-in tuaj për të kursyer në blerjen e lojërave “të lira” në Kosovë (kuptohet të piratuara dhe me shumë kufizime) apo do të vazhdoni me blerjen e titujve origjinal. Ka gjasa që në të ardhmen Sony të largojë piratët nga rrjeti i saj “Playstation Network” që e bënë një eksperiencë unike luajtjen në këtë platformë, por kjo mbetet të shihet. /www.pcworld.al

Lajmet e fundit>