Harduer

Playstation bëhet 15 vjeç

Sep 10 2010
0 Shpërndarje
Playstation bëhet 15 vjeç

Me një çmim prej 299 dollarë konsumatorët përfitonin një konzolë me çip 32-bit RISC me shpejtësi 33.9MHz, 2MB RAM (1MB Video RAM), 16-bit zërim dhe 3D motor të aftë për të sjellë një rezolucion prej 640 x 480 piksela, e përveç kësaj konsumatorët kanë përfituar rastin të shesin mend ndaj miqve të tyre që ende luanin me Sega Saturn.

Për krahasim, Playstation 3 i ditëve të sotme ofrohet me një procesor Cell me shpejtësi punuese prej 3.2 GHz, një GPU me shpejtësi prej 550 MHz, mbështetje për FULL HD, 256 MB memorie kryesore, 256 MB memorie për video, dhe HDD me kapacitet deri në 250GB, përkrahje për Blu-ray dhe stereocopic 3D.

Si do të duket hardueri i Sony në 15 vitet e ardhshme askush nuk e di, por nëndërkohë SOny ka shfaqur një retrospektivë të 15 viteve të fundit. Ku mund të gjeni paksa detaje rreth produkteve të saja. Për më shumë shikoni këtu. /pcworld.al

Lajmet e fundit>